Është pothuajse e pamundur të hysh në qytetin e Elbasanit, ku pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri - Portugali një numër i madh tifozësh janë drejtuar me automjetet e tyre jashtë qytetit.
Aksi Elbasan - Tiranë është kthyer thuajse vetëm me një sens qarkullimi ndërsa policia rrugore duket se e ka të pamundur të menaxhojë trafikun dhe automjetet që qarkullojnë në dy apo tre korsitë e rrugës.
Mijëra simpatizantë dhe tifozë kanë lënë qytetin e Elbasanit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me rezultatin 0-1 në favor të Portugalisë, megjithatë edhe pse mund të kishte siguruar një tjetër 1 pikësh të artë, rruga për Euro 2016 për kombëtaren tonë gjithçka mbetet e hapur.