Bllokohet trageti Bari-Durrës me 1,730 pasagjerë, nuk plotësonte kushtet minimale të lundrimit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:49 12-11-2019 Bllokohet trageti Bari-Durrës me 1,730 pasagjerë, nuk plotësonte kushtet minimale të lundrimit Trageti i bllokuar në Bari

Autoritetet italiane kanë bllokuar një traget pasagjerësh që do të përdorej për linjën Durrës-Bari.

Shkak për bllokimin e tragetit të kompanisë “MSC Shipmanagement Ltd”, që lundronte me flamurin qiproit, janë bërë kushtet e këqija pas inspektimit nga autoritetet portuale italiane.

Trageti do të nisej sot me 1.730 pasagjerë në bord, shumë prej tyre të lënë në koridoret e tragetit apo të shtrirë në tokë. Po ashtu motori i anijes kishte mangësi serioze, mungesa e pajisjeve të zjarrfikëses dhe përgatitjen jo adekuate e ekuipazhit në menaxhimin e emergjencave ishin disa problemet që u konstatuan. Roja Bregdetare italiane bllokoi tragetin për mosrespektimin e legjislacionit ndërkombëtar për sigurinë e lundrimit.

Anija do të mund të lundrojë sërish në momentin që plotëson kushtet, në të kundërt do të qëndrojë i bllokuar në portin e Barit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024868965148926
array(1) { ["section"]=> string(100) "bllokohet-trageti-bari-durres-me-1-730-pasagjere-nuk-plotesonte-kushtet-minimale-te-lundrimit-185628" }