Një bloger arab, Raif Badawi, i dënuar me 10 vjet burg dhe 1 mijë goditje si i dyshuar për blasfemi nga Arabia Saudite ka marrë çmimin për të drejtat e njeriut “Andrei Sakharov”, ka bërë të ditur për median kryetari i Parlamentit evropian Martin Schultz, në Strasburg.
Schultz e ka ftuar mbretin e Arabisë Saudite që të lirojë Badawi që ai të mundet të marrë personalisht çmimin që i është akorduar. “Fjala është për shembullin e mirë të njeriut që është dënuar me dënimin më brutal”, ka thënë Schultz para gazetarëve.
Çmimi “Sakharov” ndahet që nga viti 1998. Fituesi i parë ka qenë Nelson Mandela. Ky çmim jepet në emër të njohjes dhe punës kurajoze të Andrei Sakharov për të drejtat e njeriut, mbrojtjen e karrierës së tij shkencore, pavarësisht humbjes së lirisë. Jepet me kontributet e miqve të Andrei Sakharov dhe ka një vlerë monetare prej 10 mijë dollarësh.