Blogeri e thumboi për komentin e pavend, Ermal Fejzullahu i kthehet Olti Currit: Që të jesh më afër...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:17 15-04-2019 Blogeri e thumboi për komentin e pavend, Ermal Fejzullahu i kthehet Olti Currit: Që të jesh më afër...

Komenti i këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu në foton e menaxherit Faton Shoshi me këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambias, tërhoqi vëmendjen e shumë personave.

Komenti "Thuj le të qeshë pak se s'po dihet ç'ka është", duke iu referuar njeriut me ngjyrë, ngjalli edhe reagimin e blogerit Olti Curri, i cili e thumboi publikisht.

"Ça po me shohin syte?? Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykalter Sabri Fejzullahu, ben batute për ngjyrën e errët të lekurës dikujt!!! Tani do filloj edhe une te komentoj @xumallushin: bol...", shkruante Curri, por pas kësaj është kundërpërgjigjur Ermali.

“Të kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, është racizëm. Unë racist nuk kam qenë ndonjëherë. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto!”, ka shkruar këngëtari.

-640-0-5cb4b28b0c624.jpg

-640-0-5cb4b28a6f3b2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066888332366943
array(1) { ["section"]=> string(104) "blogeri-e-thumboi-per-komentin-e-pavend-ermal-fejzullahu-i-kthehet-olti-currit-qe-te-jesh-me-afer-160548" }