Blushi flet për frikën e madhe në Kuvend: Vettingu bëhet për të burgosur politikanët, në shtator shpërthen kriza

Publikuar tek: politike, më 13:19 09-03-2017 Blushi flet për frikën e madhe në Kuvend: Vettingu bëhet për të burgosur politikanët, në shtator shpërthen kriza

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka folur sot në Kuvend për frikën e madhe të drejtuesve të partive politike lidhur me procesin e vetting-ut.

Blushi theksoi se vetting-u nuk është ashtu siç pretendon kryeministri Edi Rama, për të reformuar Shqipërinë, por për të futur në burg politikanët, deputetët, kryebashkiakët, ministrat dhe ish-ministrat e korruptuar.

Sipas deputetit, kjo është arsyeja përse PD po proteston në bulevard dhe maxhoranca po bën truke në Kuvend për të zvarritur procesin.

“Për çdo problem që kanë, ministrat thonë sa të kalojë vettingu do rregullohet. Për çdo faj që keni, thoni sa të bëhet vettingu. E dini për ça është vettingu? Për të futur disa prej jush në burg, të fusë në burg disa ministra, disa kryebashkiakë dhe ish-ministra. Procesi i vettingut kërkon të bëjë drejtësi duke burgosur politikanë. Prandaj po bllokohet, prandaj ka çadër në bulevard dhe prandaj bëhen truke në Kuvend”, tha Blushi.

Ben Blushi tha se vendi është totalisht në krizë, me bllokimin e reformës në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Për kreun e LIBRA-s, kjo krizë është vetëm fillimi pasi ajo do të shpërthejë në shtator.

“Jemi në krizë sepse zgjedhjet janë totalisht në kaos dhe nuk kanë besueshmëri. Njëra palë e opozitës thotë se nuk do vijë në zgjedhje, a nuk është kjo krizë? Dy reformat madhore janë bllokuar. Kjo krizë nuk mbaron këtu, por sa ka filluar. Ndryshoni rendin e gjërave, riktheni reformën në drejtësi aty ku duhet dhe garantoni zgjedhje të lira edhe pse ju nuk keni shumë në dorë sepse ashtu ashtu siç çdo krizë, kjo ju ka dalë nga duart dhe e keni të vështirë ta kontrolloni tani. Ky është vetëm fillimi, imagjinoni vendin në shtator ku reforma në drejtësi është bllokuar dhe zgjedhjet janë të kontestuara”, tha Blushi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.71219706535339
array(1) { ["section"]=> string(116) "blushi-flet-per-friken-e-madhe-ne-kuvend-vettingu-behet-per-te-burgosur-politikanet-ne-shtator-shperthen-kriza-71312" }