Blushi flet për ndryshimet në qeveri: Ishin të vonuara. Kolegët nuk i komentoj

Publikuar tek: politike, më 13:46 16-02-2016 Blushi flet për ndryshimet në qeveri: Ishin të vonuara. Kolegët nuk i komentoj

Deputeti socialist Ben Blushi komenton ndryshimet e ndodhura pak më parë në qeveri. Blushi thotë se kjo duhej të kishte ndodhur më parë ndërsa refuzon të komentojë emrat e kolegëve të zgjedhur duke pohuar se ai i ka miq dhe ka bërë fushatë me ta. Deputeti thekson se në fakt problemi nuk janë emrat por mënyra e qeverisjes që sipas tij “nuk është në drejtimin e duhur”.

“Ky ishte një ndryshim i vonuar. Financat kanë pasur gropë të madhe, mosrealizim të ardhurash, shumë pak politika për të varfërit... ndryshim i vonuar.

Nuk kam asnjë arsye të komentoj emrat, problemi nuk janë emrat por mënyra e qeverisjes. S’është në drejtimin e duhur dhe besoj që ka arsye për të frenuar koncensionet, nuk kuptohet ku nis interesi publik e privat”, tha Blushi ndërsa u ndal edhe tek politikat “aspak dashamirëse” me të varfërit.

Blushi e cilësoi Ramën si njeriun që ministrat e tij i trajton “si lodra”

“Ndërron një elefant me një qenush apo një qen me lesh me një ketër, unë nuk e di...”

Kryeministri Rama ka hequr para pak minutash ministrin e Financave  Shkëlqim Canin, duke e zëvendësuar atë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj. Në vend të Ahmetajt është vendosur ministre Milva Ekonomi, që mbante postin e zv.ministres së Shëndetësisë

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0089080333709717
array(1) { ["section"]=> string(82) "blushi-flet-per-ndryshimet-ne-qeveri-ishin-te-vonuara-koleget-nuk-i-komentoj-32721" }