Blushi: Rilindja takson më shumë punën se dhjamin, braktis ARMO-n pronën më të vyer të vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:38 27-01-2017 Blushi: Rilindja takson më shumë punën se dhjamin, braktis ARMO-n pronën më të vyer të vendit

Duke marrë shkas nga protestat fundit të punonjësve të rafinerisë së Fierit, ku një punonjës tentoi të vriste veten pasi prej muajsh nuk i ishin dhënë pagat, kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi kërkon që ARMO t'i kthehet publikut.

Sipas Blushit, Rilindja po takson më shumë punën dhe ka braktisur një nga pronat më të vyera të vendit siç është ARMO

Mesazhi i plotë i Blushit:

Armo t’i kthehet publikut

Rilindja që takson më shumë punën dhe trurin se dhjamin e ka braktisur njërën nga pronat me të vyera te vendit që është kompania ARMO. Cdo ditë punonjësit kërkojnë pagat dhe sigurimet e prapambetura të cilat nuk jepen nga klientët e Rilindjes. Sot ARMO po shfrytëzohet në mënyrë barbare dhe jo ligjore si gjithë sektori i naftës nga i cili humbim afro 200 milion euro ne vit. Meqë Rilindja e ka shitur ARMO padrejtësisht po them çfarë do bëjë LIBRA. Do t'ia kthejë publikut. Shqiptarët duhet të jenë pronarët e kësaj prone që po vidhet, shpërdorohet dhe keqtrajtohet. Vetëm paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos për të shëmtuar Durrësin në katër vjet, do mjaftonin për të shlyer pagat ndaj punëtorëve dhe për ta kthyer ARMON në pasuri të përbashkët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pastori i njohur jep lajmin e hidhur të jetës: Më dridhet dora, zemra më dhemb...
18-vjeçarja tregon 30 minutat e tmerrit: Si u hodha nga makina në Mullet për t'i shpëtuar përdhunimit të pronarit (RRËFIMI I PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.01166820526123
array(1) { ["section"]=> string(97) "blushi-rilindja-takson-me-shume-punen-se-dhjamin-braktis-armo-n-pronen-me-te-vyer-te-vendit-66835" }