Bluza që acaroi Kinën, Versace kërkon falje publikisht: Ndaluam shitjen...

Publikuar tek: bota, më 14:39 12-08-2019 Bluza që acaroi Kinën, Versace kërkon falje publikisht: Ndaluam shitjen...

Marka luksoze Versace ka kërkuar falje pasi një imazh në njërën prej bluzave të saj janë paraqitur Hong Kong-u dhe Macau si ishin territore të pavarura.

Pas kritikave të ashpra në mediat sociale në Kinë, Versace ka reaguar, ndërsa ka sqaruar se kishte bërë një gabim dhe kishte ndaluar shitjen e tyre që në 24 korrik.

'Ne kërkojmë falje për mosmarrëveshjen. Ne e duam Kinën dhe respektojmë sovranitetin e territorit të shtetit të Kinës", thuhej në sqarim, shkruan BBC, transmeton Newsbomb.al. 

Bluzat e Versace, imazhet e të cilave u shpërndanë në mediat sociale, shfaqnin çifte të qytetit-shtetit, si Milano-Itali dhe Londër-MB. Ndërsa Hong Kong-Hong Kong dhe Macau-Macau, duke mos i përfshirë këto të fundit në territorin kinez.

Drejtoresha artistike e kompanisë Donatella Versace kërkoi po ashtu ndjesë. "Asnjëherë nuk kam dashur të cënoj sovranitetin Kombëtar të Kinës dhe kjo është arsyeja pse kam kërkuar që personalisht të kërkoj falje për një pasaktësi të tillë dhe për çdo shqetësim që mund të shkaktonte," tha ajo në llogarinë e saj në Instagram.

ooaooaa.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076289176940918
array(1) { ["section"]=> string(76) "bluza-qe-acaroi-kinen-versace-kerkon-falje-publikisht-ndaluam-shitjen-175107" }