BMW-ja e Putinit kokë më kokë me një Mercedes, një i vdekur (Video)

Publikuar tek: bota, më 15:43 06-09-2016 BMW-ja e Putinit kokë më kokë me një Mercedes, një i vdekur (Video)

Mediat ruse raportojnë se BMW-ja zyrtare e presidentit Vladimir Putin, është përfshirë në një aksident kokë më kokë me një tjetër automjet.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur shoferi i preferuar i presidentit rus. Megjithatë, vetë Putin nuk ndodhej në makinë në kohën kur BMW-ja e tij u përplas kokë më kokë me një Mercedes, i cili po kalonte nga ana e kundërt e rrugës.

Emri i shoferit të vdekur nuk bëhet i ditur megjithatë raportohet se kishte 40-vjet eksperiencë pune, si shofer zyrtar.

Mjekët thanë se ai ka mbetur i vdekur në vend nga përplasja, ndërkohë që shoferi i Mercedesit po trajtohet në spital.

Automjeti i përket zyrtarisht “Këshillit të Federatës”, i cili njihet ndryshe edhe si “Senati Rus”, apo “Dhoma e Epërme e Parlamentit”.

Policia konfirmon vetëm që po punojnë për të zbardhur ngjarken, por nuk jep detaje të mëtejshme.

 

14256594_891867104276911_294525983_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095598697662354
array(1) { ["section"]=> string(69) "bmw-ja-e-putinit-koke-me-koke-me-nje-mercedes-nje-i-vdekur-foto-52085" }