Boçi sulmon ministrinë e Arsimit: Zbor për studentët që duan të sudiojnë në BE

Publikuar tek: barometri, më 07:39 08-07-2018 Boçi sulmon ministrinë e Arsimit: Zbor për studentët që duan të sudiojnë në BE

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka sulmuar përsëri Ministrinë e Arsimit, pasi sipas tij maturantët që duan të studiojnë jashtë shtetit po u nxirren qindra pengesa me synimin e vetëm që t'i dërgojnë tek universitetet private brenda vendit.

 

Sipas tij qëllimi i ministrisë është banal pasi ishohin si klientë “me lekë” që “paguajnë” e kësisoj të mund t’i devijojnë drejt “të akredituarve” me aspirina.

"Ministria e zborit me maturantët.

Ministria e Arsimit sorrollat paturpësisht maturantët që kërkojnë të ndjekin studimet në vendet e BE. Kalvari nuk mbaron. Nga Ministria e Arsimit në DAR, nga DAR tek Ministria e Jashtme e pastaj përsëri prapaktheu. Tamam zbor.

Shqetësimi vjen nga vetë prindërit që kërkojnë të rregjistrojnë fëmijët e tyre në Gjermani.

Afati i fundit është data 15 korrik dhe zyrtarët e Ministrisë kërkojnë të dështojnë dëshirën e maturantëve. Qëllimi i ministrisë është banal. I shohin si klientë “me lekë” që “paguajnë” e kësisoj të mund t’i devijojnë drejt “të akredituarve” me aspirina!

Ministrisë së falimentuar të arsimit i kërkojmë të mos pengojë së paku prindërit të realizojnë dëshirën e tyre por dhe dhimbjen e tyre njëkohësisht, për 
largimin nga e keqja që e ka kapluar këtë vend, të fëmijëve të tyre”, shkruan Boçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18864297866821
array(1) { ["section"]=> string(84) "boci-sulmon-ministrine-e-arsimit-zbor-per-studentet-qe-duan-te-sudiojne-ne-be-127155" }