Bode: 20% e naftës në treg është e përzierë

Publikuar tek: ekonomi, më 15:19 09-04-2015 Bode: 20% e naftës në treg është e përzierë

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se 20% e naftës që shitet në tregjet me pakicë në Shqipëri është e përzierë dhe kjo ka një kosto prej 100 milionë dollarësh. Sipas Bodes, kjo situatë vjen si pasojë e taksave të vendosura nga qeveria, duke rritur evazionin në vend.

“Çmimi i karburanteve u rrit sepse qeveria në harkun kohor të 2 viteve ka rritur taksën e qarkullimit dhe taksat në total arrinë në 60% të çmimit të naftës”, tha Bode.

Deputeti demokrat është shprehur se shqiptarët po prekin mjerimin dhe skamjen, ndërsa ekonomia vendit sipas tij ndodhet në pikën më të ulët të historisë së saj duke humbur terren edhe në konkueshmërinë rajonale.

“Ekonomia shqiptare ndodhet në pikën më të ulët të historisë së saj dhe sipas raporteve të Bankës Botërore e Bankës Europiane për Rindërtim Zhvillim ekonomia shqiptare ka humbur terren në konkueshmërinë në rajon për të bërit biznes. Ka tre arsye se përse ka ndodhur kjo: çmimi i energjisë elektrike që është 36% më i lartë se në vendet e tjera të rajonit, mungesa e konkurrencës brenda tregut tonë dhe rritja e korrupsionit”, deklaroi Bode.

Ish-ministri tha gjithashu se shqiptarët marrin më pak të ardhura, ndërsa është bllokuar rritja e pagave dhe pensioneve për qytetarët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021759033203125
array(1) { ["section"]=> string(46) "bode-20-e-naftes-ne-treg-eshte-e-perziere-8267" }