Bogdani tregon skenarin: Ja çfarë do të bëjmë në Kavajë, në 7 maj

Publikuar tek: politike, më 23:46 01-05-2017 Bogdani tregon skenarin: Ja çfarë do të bëjmë në Kavajë, në 7 maj

Gert Bogdani, i pyetur në studion e emisionit "DritaremeRudinën" në Vizion Plus, se çfarë bën PD në Kavajë, këtë javë që nuk ka zgjedhje, u shpreh se do të përkrahë qytetarët. Bogdani tha më tej, se falë mbështetjes së PD, situata në Kavajë ka ndryshuar.

“Protestën në Kavajë do ta bëjmë së pari për qytetarët e Kavajës, të cilët jetojnë sot si 27 vite më parë. Deri 3 javë më parë, qytetarët e Kavajës kishin frikë tu jepnin dorën përfaqësuesve të PD në rrugë. Sot vijnë vet dhe ta japin dorë, gjë që tregon një ndryshim rrënjësor, sepse ata shohin përkrahje nga ne. Ata e treguan me bojkotin që i bënë Ramës, i cili anuloi mitingun e të mërkurës”, tha Bogdani.

Bogdani tha më tej se skenari i protestës mbetet i pazbuluar ende. Por siguroi se ditën e dielë në 7 maj, do të jetë një protestë paqësore demokratike në qendër të Kavajës dhe jo në qendrat e votimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087411403656006
array(1) { ["section"]=> string(69) "bogdani-tregon-skenarin-ja-cfare-do-te-bejme-ne-kavaje-ne-7-maj-77116" }