Bojken Lako reagon për herë të parë pas humbjes së të atit, i shkruan hapur gazetari për atë që pa dje me sytë e tij

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:10 27-12-2016 Bojken Lako reagon për herë të parë pas humbjes së të atit, i shkruan hapur gazetari për atë që pa dje me sytë e tij

Është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare ditën e djeshme aktori i njohur Bujar Lako. Babai i këngëtarit Bojken Lako, ka ndërruar jetë si pasojë një ataku e ndërsa vetëm sot, biri i tij, Bojken ka reaguar në rrjetin  social Facebook duke ndryshuar fotografinë e profilit si dhe atë të kopertinës.

Në të dyja, Bojkeni ka vendosur pikërisht të atin në rolet e tijn të shumta por ka rënë në sy edhe një postim që gazetari Aulon Kalaja i ka bërë këngëtarit dhe ku nuk ka nguruar të shprehë hapur atë që ka parë dje me sytë e tij në shtëpinë e artistit.

"Isha sot dhe pashë me sytë e mi, shtëpinë modeste, në katin e pestë të një pallati të vjetër, e të pasuvatuar, të aktorit madhështor Bujar Lako, tanimë i ndjeri!

E të mendosh që politikuajt tonë kanë disa shtepi dhe nuk dinë se ku i kanë futur paratë.

Ne i vrasim arstistët, i shpërfillim, i fyejmë dhe kështu po na ikin njëri pas tjetrit, në atë rrugë që nuk ka kthim prapa!

Ngushëllime tqë sinqerta familjes Lako, e në veçanti, Bojken Lako”, përmbyll mesazhin e tij gazetari ndërsa ka marrë pëlqimin e qindra njerëzve.

bojken.png

bojken1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05115795135498
array(1) { ["section"]=> string(121) "bojken-lako-reagon-per-here-te-pare-pas-humbjes-se-te-atit-i-shkruan-hapur-gazetari-per-ate-qe-pa-dje-me-syte-e-tij-63873" }