BOJKOT ceremonisë së Nobelit për Peter Handke, Turqia i bashkohet Shqipërisë dhe Kosovës! Qindra njerëz në protestë kundër shkrimtarit që mbështeti Milosheviçin

Publikuar tek: kulture-art, më 13:43 10-12-2019 BOJKOT ceremonisë së Nobelit për Peter Handke, Turqia i bashkohet Shqipërisë dhe Kosovës! Qindra njerëz në protestë kundër shkrimtarit që mbështeti Milosheviçin Peter Handke

Turqia i bashkohet Shqipërisë dhe Kosovës në bojkotimin e ceremonisë së çmimit Nobel, më 10 dhjetor për Peter Handke, i cili është kritikuar për mbështetjen që i ka dhënë politikave gjenocidale të presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, gjatë viteve 90’të.

Ambasadori turk në Suedi, Hakki Emre Yunt, ka deklaruar se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve që do ndahen në Stokholm, dhe ku pritet të mbahen 2 demonstrata kundër Handke.

Një zyrtar i qeverisë turke këtë fundjavë i bëri thirrje Akademisë Suedeze të ndryshojë vendimin për çmimin që i ka dhënë shkrimtarit.

Ministri i jashtëm në ikje i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se e kishte udhëzuar ambasadorin në Suedi që të "bojkotonte" ceremoninë, duke deklaruar se "një shkrimtar që mbështeti Millosheviçin dhe gjenocidin e tij në Bosnje dhe Kosovë nuk e meriton çmimin Nobel".

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj shkroi gjithashtu në një postim në twitter se "justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet."

Qindra njerëz pritet të mblidhen për një protestë anti-Handke në Sheshin Norrmalmstorg në qendrën e Stokholmit. Një demonstrim tjetër është planifikuar jashtë Sallës së Koncerteve të Stokholmit, ku zhvillohet ceremonia e çmimeve.

Akademia Suedeze i akordoi 77 vjeçarit austriak çmimin Nobel për Letërsi më 10 tetor për atë që e quajti "një vepër me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar specifikën e përvojës njerëzore".

Fitorja e Handke u prit menjëherë me zemërim në shumë vende të Ballkanit dhe gjetkë.

Handke nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me mbështetjen e tij për Millosheviçin gjatë një konference shtypi më 6 dhjetor në Stokholm.

"Më pëlqen letërsia, jo mendimet," u tha ai gazetarëve.

Handke do t'i dorëzohet zyrtarisht çmimi prej 935,000 dollarësh, në 10 dhjetor para se të marrë pjesë në banketin tradicional të Nobelit, në të njëjtën ditë.

Të gjithë ambasadorët në Suedi janë të ftuar në ceremoni dhe banket. 

Kujtojmë se përveç Kosovës, Shqipërisë, Turqisë dhe Kroacisë, së fundmi edhe Maqedonia e Veriut dhe Afganistani kanë bojkotuar ceremoninë e Nobelit për shkrimtarin Peter Handke.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026350975036621
array(1) { ["section"]=> string(165) "bojkot-ceremonise-se-nobelit-per-peter-handke-turqia-i-bashkohet-shqiperise-dhe-kosoves-qindra-njerez-ne-proteste-kunder-shkrimtarit-qe-mbeshteti-miloshevicin-188977" }