BOJKOT NE BLLOK i kampionatit të futbollit: Lojtarët e Superligës zbresin në të gjitha fushat dhe me zë të dridhur kërkojnë: I dashur zoti KRYEMINISTER...

Publikuar tek: sport, më 15:45 19-09-2020 BOJKOT NE BLLOK i kampionatit të futbollit: Lojtarët e Superligës zbresin në të gjitha fushat dhe me zë të dridhur kërkojnë: I dashur zoti KRYEMINISTER...

Në Shqipëri nuk do të luhet futboll! Të paktën kështu është vendosur nga Liga Profesioniste dhe klubet e Kategorisë Superiore, të cilët nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre që ia kanë dërguar qeverisë.

Ditën e sotme parashikohej të luhej  java e dytë e Kategorisë Superiore, me ekipet që do të zbrisnin në fushë për të filluar një sezon të ndryshëm nga të mëparshmit, pasi për shkak të pandemisë tifozët nuk do të jenë të pranishëm në stadiume.

Të gjitha ekipet e Kategorisë Superiore kanë zbritur në fushë, ashtu siç është parashikuar në kalendarin e javës së dytë, por në vend që të luanin futboll, kanë zgjedhur të bëjnë diçka tjetër, t’i drejtohen edhe njëherë kryeministrit Rama për të marrë parasysh kërkesat e tyre.

Të gjithë kapitenët, me zë të dridhur, pasi nuk është e lehtë për një futbollist t’i drejtohet tifozëve dhe t’u thojë se po heqin dorë nga pasioni dhe dashuria e tyre më e madhe vetëm se nuk janë mbajtur disa premtime, i ajnë drejtuar Ramës që të plotësojë 4 kërkesat e Ligës Profesioniste.

“Nuk kërkojmë luks, nuk kërkojmë pasuri, por më shumë vëmendje ndaj lojës më të rëndësishme të shqiptarëve. Duam më shumë fusha për t’u stërvitur ne dhe fëmijët e klubeve që përfaqësojmë. Duam më shumë siguri për të ardhmen e lojës dhe këto arrihen vetëm nëpërmjet një baze të shëndoshë ligjore.

Nuk do të kthehemi të luajmë, pa u përmbushur të katër kërkesat e paraqitura”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e kapitenëve.

Por si arriti futbolli shqiptar deri në këtë gjendje?

Ishte paralajmëruar që vitin e kaluar se klubet e Kategorisë Superiore do të merrnin masa drastike duke bojkotuar edhe kampionatin, por në tryezën e 11 marsit 2019, qeveria shqiptare premtoi që do të zgjidheshin të gjitha kërkesat e Ligës.

Por vetëm kaq, gjithçka mbeti vetëm një premtim dhe detyroi Ligën Profesioniste dhe klubet që të merrnin një nga vendimet më të vështira për ta, lojtarët dhe tifozët: Bojkotin e Kampionatit.

Janë 4 kërkesat e Ligës Profesioniste drejtuar qeverisë shqiptare dhe Kuvendit të Shqipërisë:

1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Edhe pse kryeminsitri Rama vendosi që të kishte një takim të Ligës Profesioniste me të deleguarine  tij, Fidel Yllin, ky takim nuk u realizua, pasi Liga kërkon takim “kokë më kokë” me kryeministrin, pasi sipas tyre, vetëm ai mund t’i japë zgjidhje krizës së futbollit.

Deri në zgjidhjen e këtij ngërçi, Shqipëria nuk do të ketë futboll, jo vetëm te ekipet e Superiores, por edhe te fëmijët që mezi e kanë pritur rifillimin e sezonit të ri.

Fëmijët, pas vështirësisë në shkollë për shkak të pandemisë, do të duhet të heqin dorë për ca kohë edhe nga ëndrra dhe pasioni i tyre, pasi “të mëdhenjtë” e kanë të vështirë t’i hapin rrugë njëri-tjetrit.

Ne shpresojmë që ky BOJKOT të marrë fund sa më shpejt dhe të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që fushat e futbollit të shkelen nga ata që vërtet e dashurojnë këtë sport.

119966873_3402800033074022_1219585844403475931_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014328956604004
array(1) { ["section"]=> string(156) "bojkot-ne-bllok-i-kampionatit-te-futbollit-lojtaret-e-superliges-zbresin-ne-te-gjitha-fushat-dhe-me-ze-te-dridhur-kerkojne-i-dashur-zoti-kryeminister-220946" }