Bojkoti i studentëve, del FOTO nga lokali: Taulant Balla kokë më kokë me Dhori Kulen dhe Artan Hoxhën

Publikuar tek: aktualitet, më 15:34 17-01-2019 Bojkoti i studentëve, del FOTO nga lokali: Taulant Balla kokë më kokë me Dhori Kulen dhe Artan Hoxhën

Prej ditësh protesta e studentëve është zhvendosur në ambjentet e brendshme të fakulteteve. Një pjesë e studentëve kanë bojkotuar mësimin, ndërsa janë ngujuar në fakultete.

Kryeministri dhe ministria e Arsimit vazhdimisht kanë adresuar thirrjet e tyre për të ndaluar protestën në mënyrë që të mos ndërpritet vijimi normal i procesit mësimor.

Ndërkohë, kreu i grupit parlametar socialist, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me dekanin e Juridikut, Artan Hoxha dhe atë të Ekonomikut, Dhori Kule në një lokal në Tiranë. Fotoja është publikuar nga aktivisti Aulon Kalaja.

Duket se Balla dhe dekanët kanë biseduar mënyrën se si mund të zgjidhet ngërçi i krijuar në universitete. Ndërkaq, nga ana tjetër një pjesë e studentëve vijojnë me bindje për të mos iu kthyer mësimit deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

49948862_2415755158453201_906605710001831936_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027371168136597
array(1) { ["section"]=> string(106) "bojkoti-i-studenteve-del-foto-nga-lokali-taulant-balla-koke-me-koke-me-dhori-kulen-dhe-artan-hoxhen-149188" }