Bojkoti i tifozëve kuqezi, reagon gazetari i “Top Channel”: Po na merr tatëpjeta, po humbim emblemën e Kombëtares

Publikuar tek: sport, më 15:05 17-11-2016 Bojkoti i tifozëve kuqezi, reagon gazetari i “Top Channel”: Po na merr tatëpjeta, po humbim emblemën e Kombëtares

Tema e bojkotit të tifozërisë ndaj ndeshjeve të Kombëtares ka prekur të gjithë aktorët e futbollit shqiptarë.

Jo vetëm lojtarë, si në rastin e Ansi Agollit, kapitenit të kuqezinjve që ka reaguar përmes një statusi në Facebook, por edhe FSHF-ja ka dalë dje me një letër të hapur duke iu kërkuar tifozëve të mos e braktisin ekipin Kombëtar.

Ndërkohë që nuk kanë mbetur pa reaguar as gazetarë sportivë për këtë temë të “nxehtë” që ka përfshirë futbollin shqiptar.

Së fundmi, edhe gazetari i “Top Channel”, Elert Yzeiri është i mendimit se Kombëtarja po humb emblemën e saj, pikërisht tifozët.

“Futbolli është një sport i çuditshëm, ku nuk ka skuadra absolute dhe radhë fitoresh. E kësisoj sot mund të jesh kampion bote, e nesër rrezikon të mos e arrish as kualifikimin. Mund të fitosh ndaj Francës, e të të mundë kollaj fare Izraeli, madje edhe Lihtenshtejni, edhe brenda fushës tënde. Por nuk ka humbje më të madhe se kur humb emblemën, TIFOZËT. Kjo po ngjan me ne, që pasi tundëm dhe Kullën ‘Eifel’ nga themelet në ngazëllim e sipër në verë, tani na ka marrë nxitimthi tatëpjeta, ndërsa po vihen gardhe për ‘lojtarin’ e pazëvendësueshëm, TIFOZAT KUQ E ZI! Kombëtarja është në shtetrrethim dhe shumë e vogël pa tifozët e saj!”, shkruan gazetari sportiv i “Top Channel”, Elert Yzeiri në profilin e tij në Facebook.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093979835510254
array(1) { ["section"]=> string(114) "bojkoti-i-tifozeve-kuqezi-reagon-gazetari-i-top-channel-po-na-merr-tatepjeta-po-humbim-emblemen-e-kombetares-59812" }