Bojkoti i zgjedhjeve nga PD-LSI, mbush ARKËN FINANCIARE të PS, ja sa lekë përfitoi e majta nga BUXHETI I SHTETIT (Detajet e transaksionit)

Publikuar tek: ekonomi, më 12:51 23-06-2019 Bojkoti i zgjedhjeve nga PD-LSI, mbush ARKËN FINANCIARE të PS, ja sa lekë përfitoi e majta nga BUXHETI I SHTETIT (Detajet e transaksionit)

Partia Socialiste, veç hyrjes në zgjedhje më së shumti me një kandidat të vetëm në garë, (të vetin), duket se edhe pasurohet financiarisht.

Të dhënat e pasqyruara nga Open Data Albania, tregojnë për transaksionin financiar kryer nga thesari I shtetit vetëm dy ditë më parë, në 21 qershor 2019, në llogarinë bankare të Partisë Socialiste, fond për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas të dhënave, janë 408 milionë lekë të vjetra, apo 40.8 milionë të reja që partia Socialiste përfiton në këto zgjedhje, dhe ky është një buxhet shumë herë më i madh sesa ai në 2017, si pasoje e mospjesmarrjes në zgjedhje të PD dhe LSI, është argumentimi i Open Data Albania.

“Partia Socialiste arkëton 40,8 milion lekë të reja fond publik për zgjedhje. Pagesa është kryer nga Thesari i Shtetit në datën 21 qershor 2019. Mos pjesëmarrja e Partive Parlamentare ish Opozitare PD dhe LSI rrit pjesën e financimit me fond publik për partinë Parlamentare PS e cila merr 95 % të fondit mbështetës për këto zjedhje. Në vitin 2017 fondi publik për PS ishte vetëm 28 milion lek.”, argumenton Open Data Albania.

65478707_612472469259759_5631485505615953920_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069301128387451
array(1) { ["section"]=> string(141) "bojkoti-i-zgjedhjeve-nga-pd-lsi-mbush-arken-financiare-te-ps-ja-sa-leke-perfitoi-e-majta-nga-buxheti-i-shtetit-detajet-e-transaksionit-169394" }