'Bojkoti sport i dashur për shqiptarët', kreu i delegacionit gjermann kritika opozitës: Qytetarët e dinë mirë...

Publikuar tek: politike, më 14:40 12-06-2019 'Bojkoti sport i dashur për shqiptarët', kreu i delegacionit gjermann kritika opozitës: Qytetarët e dinë mirë...

Delegacioni i deputetëve të Bundestagut që kryesohet nga Josip Juratovic, anëtar i Bundestag-ut dhe Kryetar i Grupit Parlamentar (SPD) po mbajnë një deklaratë për mediat pas takimeve në Shqipëri.

Juratovic mes të tjerash është ndalur tek kriza politike në vend, ndërsa ka dënuar bojkotin në bllok të opozitës. Sipas tij bojkoti është kthyer në një sport të dashur për shqiptarët.

"Gjithsekush është i lirë të bëjë protestë, por bojkotimi i Parlamentit do të thotë bojkotimi i demokracisë. Bojkoti është kthyer në sport të dashur për shqiptarët, nëse nuk e duam diçka hajde ta bojkotojmë.  E thënë thjeshtë Parlamenti ka të njëjtën shenjë siç ka për mua si i krishterë kisha. Në rajon do të permendja një vend që zhvillohen zgjedhje por nuk arrihet deri në krijimin e qeverisë. Të gjitha ndryshimet duhet të realizoheshin nëpërmjet Parlamentit. Një gjë që unë e konsideroj thelbësore është rinia', tha ai.

Më tej ai është pyetur nga gazetarët edhe për 30 qershorin, se nëse do mbahen zgjedhjet mund të ketë përplasje. Lidhur me këtë Juratovic është shprehur se nuk mund të japë receta se si mund të procedohet, por u takon qytetarëve shqiptarë të vendosin, duke mos larguar nga përgjegjësia edhe partitë politike.  

"Sigurisht përplasjet të mundshme mund të kenë aktorë nga më të ndryshmit. Por unë mendoj se është pjesë e kulturës politike të vendit. Unë personalisht nuk jam askush që të jap receta, është vendi i juaj dhe nëse 30 qershor do të ketë zgjedhje është në dorën e shqiptarëve të vendosin se çfarë duan për të ardhmen e tyre. Unë pres nga partitë që të marrin pjesë në këtë proces. Nga ana tjetër është bindja ime personale që populli shqiptar e di shumë mirë se çfarë do", tha kreu i delegacionit gjerman.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022696018218994
array(1) { ["section"]=> string(112) "bojkoti-sport-i-dashur-per-shqiptaret-kreu-i-delegacionit-gjermann-kritika-opozites-qytetaret-e-dine-mire-167952" }