Bojkotimi i mbledhjes, PD: Propozimi i PS listë e mbyllur 100% por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve! Rama tjetër bën e tjetër thotë

Publikuar tek: politike, më 13:39 18-09-2020 Bojkotimi i mbledhjes, PD: Propozimi i PS listë e mbyllur 100% por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve! Rama tjetër bën e tjetër thotë Bardhi

PD ka reaguar pasi sot u bojkotua mbledhja e Këshillit Politik, në të cilën PS bëri propozimin e saj.

Përmes një reagimi të bërë nga Sekretari i PD Gazmend Bardhi, opozita ka hedhur akuza kundrejt qeverisë, duke thënë se propozimi i PS ishte për lista të mbyllura 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve.

“Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura. Edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”.

 Sot doli zbuluar para çdo shqiptari! Nuk ka merakun e votës së qytetarëve, se nuk e ka patur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë!

Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes”, shkruan Bardhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092148780822754
array(1) { ["section"]=> string(151) "bojkotimi-i-mbledhjes-pd-propozimi-i-ps-liste-e-mbyllur-100-por-ndryshim-i-rregullave-per-formulen-e-koalicioneve-rama-tjeter-ben-e-tjeter-thote-220830" }