Bojkotuan seancën e kaluar, Kujtim Gjuzi i drejtohet Ruçit: Mos na e hiq më fjalën

Publikuar tek: politike, më 10:27 09-07-2020 Bojkotuan seancën e kaluar, Kujtim Gjuzi i drejtohet Ruçit: Mos na e hiq më fjalën

Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi në fillimin e seancës i ka kërkuar kreu të Kuvendit, Gramoz Ruçit që të mos i ndërpresë fjalën kolegëve të tij, siç ndodhi herën e kaluar.

Ai tha se për shkak se herën e kaluar Ruçi i ndërpreu fjalën deputetëve, kjo çoi në revoltë dhe në braktisjen e seancës.

“Në rregullore ju keni të drejtë t’i jepni fjalën deputetëve pa mbivendosje. Këtë ju e keni bërë me mua. Ajo që solli përshtjellim në seancën e fundit ishte fakti që ju nuk i dhatë fjalën nënkryetarit të Kuvendit për të replikuar më Ramën. Do t’iu lutesha që kjo të mos ndodhë më", u shpreh Gjuzi.

Ndaj kësaj është përgjigjur Ruçi i cili tha se vendimet e tij janë të bazuara në rregullore.

“Vendimet që merr drejtuesi bazohen në rregullore. Kushdo që ka ankesa mund të ankohet. Të tjerat pastaj për të drejta të kufizuara, ku flisni dhe unë ju dëgjoj këtu. Për këtë punë jam,” u shpreh Ruçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094399452209473
array(1) { ["section"]=> string(87) "bojkotuan-seancen-e-kaluar-kujtim-gjuzi-i-drejtohet-rucit-mos-na-e-hiq-me-fjalen-213308" }