Skandal në një shkollë 9-vjeçare në Këlcyrë. Dy vajza janë filmuar nga nxënësit e shkollës, teksa zihen për flokësh me njëra-tjetrën në ambientet e klasës.
Në videon e publikuar nga anna media shihen dy nxënëset që qëllojnë njëra-tjetrën me grushta dhe shkelma, ndërsa pjesa tjetër e klasës është larguar menjëherë. Bëhet fjalë për shkollën “Sejfulla Malëshova”.
Mesa duket sherri ka nisur gjatë orarit të pushimit, ndërsa mendohet se shkak për zënkën e tyre është bërë konflikti për një djalë të shkollës.
Pas disa minutash sherr, kanë qenë djemtë e klasës ata që kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë.