“Boll me togfjalëshin ‘zhgënjyen sportistët’, kemi një shef qeverie që tallet publikisht dhe bën demagogji e humor”

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 21-08-2016 “Boll me togfjalëshin ‘zhgënjyen sportistët’, kemi një shef qeverie që tallet publikisht dhe bën demagogji e humor”

Nga Klodiana Shala

Për të gjithë ata që e morën me sportivitet sportin dhe sportitstët e Rio 2016. Tani që pushimet mbaruan për delegacionin shqiptare duhen thënë dy fjalë;

Boll me togfjalëshin "zhgënjyen sportistët" nuk e ka fajin djersa e Luizës tel parku i liqenit, as Sindi notari që stërvitet në Amerikë dhe desh humbi garën sepse papërgjegjshmëria e zyrtarëve të Komitetit Olimpik arrin deri në pikën që harron të bëj regjistrimin. Nuk e ka fajin Brikeni që prej vitesh nuk do t'ja dijë askush ku stërvitet, çfarë diete ka etj...në Rio ishim pak e vërtetë por edhe ato pak janë falë iniciativave personale apo mbështetjes familjare të sportistëve. Mos u kapni me djersën dhe pasionin e këtyre sportistëve që gjithsesi bënë maksimumin e asaj çfarë varet nga ato por merruni me politikën ndaj sportit, me ata që e ngatërruan Rio-n me karnavalet. E keqja më e madhe është se delegacioni shqiptare ishte qesharak. Keni përbuzjen time dhe të çdo ish sportisti e shqiptari që i pa me vëmendje lojërat olimpike. Delegacion që zihej kush të dilte në televizor dhe vetëm të dukej për shoë. A mjaftojne dorëheqjet? Jo, duhet shumë më shumë. Kryeministrit Edi Rama si titullari vendimmarrës mbi Komitetin Olimpik i bie përgjegjesia kryesore për këtë prezantim të turpshëm të Shqipërisë në Rio....por ndoshta për të gjithçka është në rregull, tek e fundit ky prezantim ishte i denjë për nivelin e "rilindjes"

Mjaft më me fjalë e patetizma. A e dini se çdo të thotë për një sportist që punon 4 vjet për 4 minuta. Është një punë e paimagjinueshme që kërkon shumë mund.

Mirënjohje për atletikë. Luiza Gega dhe Izmir Smalaj, peshëngritje: Evangjeli Veli dhe Briken Calja, not: Nikol Merizaj dhe Sindi Hoxha. Nuk është përgjegjësi e as faji juaj që dolët pa një kostum dhe u trajtuat pa dinjitet. Në qeveri kemi një shef që mbas humorit, talljeve publike dhe demagogjisë, edhe sportin duhej ta kishte pak hobi meqënese e ka përjetuar nga afër. Edhe pse 3 vitet e fundit dy kokat e koalicionit vijnë nga përvoja sportive është për të vënë kujën sesi Shqipëria përfundon në këto nivele skandaloze prezantimi. Reflektim

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026600122451782
array(1) { ["section"]=> string(116) "boll-me-togfjaleshin-zhgenjyen-sportistet-kemi-nje-shef-qeverie-qe-tallet-publikisht-dhe-ben-demagogji-e-humor-50401" }