Bomba dhe gjoba disa bizneseve, mes tyre edhe lokali i një shqiptari, shkatërrohet klani mafioz në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 12:52 05-02-2019 Bomba dhe gjoba disa bizneseve, mes tyre edhe lokali i një shqiptari, shkatërrohet klani mafioz në Itali

Katër bomba kanë shkatërruar disa biznese brenda 24 orëve në Itali, mes tyre lokali një shtetasi shqiptar.

Djegia e lokalit “Daniela” në lagjen “Ferrovia” të Foggias e ka përshpejtuar ekzekutimin e operacionit të koduar “Chorus”, që gjatë orëve të mëngjesit të sotëm çoi në arrestimin e 15 personave përgjegjës.

Sipas policisë italiane bëhet fjalë për anëtarë të klanit mafioz Moretti-Pellegrino dhe se nën tentativa për të vendosur kontroll në disa zona të Foggias, ata ushtronin terror përmes vendosjes së një gjobëvënieje në çdo katër ditë. Të arrestuarit akuzohen për antentate e tentativë vrasje, kërcënime të dhunshme e grabitje me armë ndaj bizneseve të shumta.

Sipas raportit të policisë italiane, një zjarr i qëllimshëm ka shkatërruar më 30 janar një biznes shitjesh elektroshtëpiake, një bombë artizanale ka shpërthyer më 23 dhe 25 janar në një dyqan artikujsh kinez dhe një biznes me produkte kozmetike.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.060283899307251
array(1) { ["section"]=> string(109) "bomba-dhe-gjoba-disa-bizneseve-mes-tyre-edhe-lokali-i-nje-shqiptari-shkaterrohet-klani-mafioz-ne-itali-151623" }