'BOMBA' e Hoxhës: BALILI u fsheh në mes të TIRANËS, fqinj me 10 MINISTRA (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:08 16-01-2019 'BOMBA' e Hoxhës: BALILI u fsheh në mes të TIRANËS, fqinj me 10 MINISTRA (E PLOTË)

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se gajtë dy viteve në arrati, i shumëkërkuari Kelment Balili është fshehur në mes të Tiranës.

Sipas deklaratës së Artan Hoxhës, Balili ka jetuar me qira në një zonë luksoze në Tiranë ku jetojnë rreth 10 ministra dhe ish-ministra, afër presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për “A2”, Hoxha tha se favor i Balilit, i cili u vetëdorëzua dje, është se ai s’ka armiq natyral.

“Për aftësitë e tij për t’u fshehur e meriton të quhet “Magjistari”, ashtu siç e cilësoi edhe Donald Lu. Do të them një nga zonat ku ka qëndruar në Tiranë dhe duket e pabesueshme. Ai ka qëndruar në një zonë ku jetojnë rreth 10 ministra dhe ish-ministra. Afër në atë zonë duhet të jetë edhe Presidenti i Republikës. Është një zonë shumë e sigurt, por një njeri që merr një zonë me qira. Ai është një njeri që nuk është ekspozuar edhe shumë në media, ndërsa kishte ndryshuar edhe shumë pamja. Plus kishte edhe faktin që nuk kishte shumë armiq natyral. Nuk kishte grupe rivale që synonin ta godisnin. Intervista ishte një sfidë më vete, por pjesa më e vështirë ishte momenti i dorëzimit, pasi ishte lënë që të bëhej në banesën e tij.

Unë dhe kameramani kishim bërë një plan që të mos merreshim vesh të paktën nga policia. Ishte nga kushtet e vendosura nga policia. Video është bërë me celular nga ambientet e një lokali. Ndërkohë nga krahu tjetër, njerëzit e Balilit nuk kishim rrezikshmëri pasi ai po dorëzohej. Unë nuk jam ekspozuar dhe më është dashur të qëndroj gjatë aty”, tha Hoxha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rriten temperaturat, mësoni surprizat e motit për nesër
Rama i hap rrugë të rinjve, krijon rubrikën e re 'Jam student' »
Article Logic
Execution time: 0.01132607460022
array(1) { ["section"]=> string(83) "bomba-e-hoxhes-balili-u-fsheh-ne-mes-te-tiranes-fqinj-me-10-ministra-e-plote-149084" }