“Bomba” më e madhe në botë, vullkani Yellowstone rrezikon që të shpërthejë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:18 28-04-2015 “Bomba” më e madhe në botë, vullkani Yellowstone rrezikon që të shpërthejë

Një shpërthim vullkanik në Parkun Kombëtar Yellowstone në Wyoming të SHBA-së mund të ndryshojë botën dhe nëse do të shpërthente do të shkaktonte dëme sa një bombë atomike.

Rreziku për shpërthimin e këtij vullkani është publikuar në Gazetën shkencore. Shkencëtarët tregojnë që kanë zbuluar një rezervë të re dhe të nxehtë magme. Pjesa më e madhe e asaj që quhet sot “Yellowstone National Park” u formua përpara 2 mijë vitesh duke përhapur hirin e saj dhe duke formuar shkëmbinj në të gjithë Amerikën Perëndimore. Gjatë viteve të mëvonshme ky vullkan ka shkaktuar shpërthime të dhunshme dhe më pak të fuqishme.

Rekordi i viktimave që ka shkaktuar një vullkan në historinë e njerëzimit është ai i vitit 1815 në Malin Tambora në Indonezi ku mbetën të vdekur 10,000 njerëz. Ndërsa shpërthimi i vullkanit në Malin Pinatubo në Philipine në vitin 1991 dhe madje shpërthimi Krakatoa në Indonezi në vitin 1883, përveç viktimave shkaktuan shpimin e daullve të veshëve të njerëzve 40 milje larg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.07206392288208
array(1) { ["section"]=> string(76) "bomba-me-e-madhe-ne-bote-vullkani-yellowstone-rrezikon-qe-te-shpertheje-9897" }