“Bomba” nga Policia e Shtetit, nuk njeh protestën e nesërme, paralajmëron frikshëm

Publikuar tek: barometri, më 08:32 05-04-2018 “Bomba” nga Policia e Shtetit, nuk njeh protestën e nesërme, paralajmëron frikshëm

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e nesërme që pritet të organizojë opozita, duke shpallur mosbindjen civile që do të nisë me bllokimin e disa rrugëve.

Policia e Shtetit thotë se nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën e nesërme, dhe si rrjedhojë do ta trajtojë si tubim të jashtëligjshëm, çka do të thotë se mund të ketë arrestime, tensione dhe degradim të situatës.

Policia paralajmëron edhe organizatorët e protestës, duke njoftuar se do përballen me ligjin.

Më tej në deklaratën e Policisë i bëhet apel qytetarëve të mos bien pre e një politike që godet ligjshmërinë dhe institucionet e vendit.

DEKLARATË E POLICISË SË SHTETIT PËR PROTESTËN E SË ENJTES:

Siç është bërë e njohur në media, disa parti opozitare kanë lajmëruar se në datën 5 prill, do të zhvillojnë një protestë, shoqëruar me bllokimin e disa akseve rrugore kombëtare.

Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve.

Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë.

Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.

Policia e Shtetit njeh dhe respekton si të paprekshme të drejtën për të protestuar. Por ajo ka përgjegjësi ligjore, si dhe gatishmërinë për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve.

Policia e Shtetit u bën apel të gjithë qytetarëve të mos bien pre e një politike të angazhuar për të goditur ligjshmërinë dhe institucionet e vendit, duke dëmtuar interesat e njerëzve e të vetë vendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027451992034912
array(1) { ["section"]=> string(85) "bomba-nga-policia-e-shtetit-nuk-njeh-protesten-e-neserme-paralajmeron-frikshem-115740" }