“BOMBA” nga Policia e Shtetit, NUK njeh protestën e nesërme, PARALAJMËRON frikshëm (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:38 04-04-2018 “BOMBA” nga Policia e Shtetit, NUK njeh protestën e nesërme, PARALAJMËRON frikshëm (E PLOTË)

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e nesërme që pritet të organizojë opozita, duke shpallur mosbindjen civile që do të nisë me bllokimin e disa rrugëve.

Policia e Shtetit thotë se nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën e nesërme, dhe si rrjedhojë do ta trajtojë si tubim të jashtëligjshëm, çka do të thotë se mund të ketë arrestime, tensione dhe degradim të situatës.

Policia paralajmëron edhe organizatorët e protestës, duke njoftuar se do përballen me ligjin.

Më tej në deklaratën e Policisë i bëhet apel qytetarëve të mos bien pre e një politike që godet ligjshmërinë dhe institucionet e vendit.

DEKLARATË E POLICISË SË SHTETIT PËR PROTESTËN E SË ENJTES:

Siç është bërë e njohur në media, disa parti opozitare kanë lajmëruar se në datën 5 prill, do të zhvillojnë një protestë, shoqëruar me bllokimin e disa akseve rrugore kombëtare.

Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve.

Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë.

Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.

Policia e Shtetit njeh dhe respekton si të paprekshme të drejtën për të protestuar. Por ajo ka përgjegjësi ligjore, si dhe gatishmërinë për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve.

Policia e Shtetit u bën apel të gjithë qytetarëve të mos bien pre e një politike të angazhuar për të goditur ligjshmërinë dhe institucionet e vendit, duke dëmtuar interesat e njerëzve e të vetë vendit.

Zhvillimi i një proteste të paligjshme mund të përdoret nga elementë me precedentë kriminalë dhe të nxitur a të paguar për të krijuar paqëndrueshmëri shoqërore.

Policia i bën thirrje çdo qytetari të mos bëhet pjesë e kësaj proteste të paligjshme dhe me rrezik për rendin e sigurinë.

Gjithashtu Policia e Shtetit i kërkon paraprakisht ndjesë çdo qytetari, për çdo rast kur nuk do te mund t’i shërbejë si duhet lirisë se qarkullimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhjetëra autobuzë dhe makina, zbulohet skenari i organizimit të veriut për mosbindjen CIVILE
Parashikimi i motit, para se të dilni nga shtëpia mësoni surprizat për sot »
Article Logic
Execution time: 0.010883092880249
array(1) { ["section"]=> string(93) "bomba-nga-policia-e-shtetit-nuk-njeh-protesten-e-neserme-paralajmeron-frikshem-e-plote-115719" }