'BOMBA'/ Rama e përjashtoi live nga Asambleja, flet për Newsbomb deputeti i PS

Publikuar tek: barometri, më 07:13 08-09-2018 'BOMBA'/ Rama e përjashtoi live nga Asambleja, flet për Newsbomb deputeti i PS

Krejt papritur kryeministri Edi Rama përjashtoi sot live nga Asambleja Kombëtare e PS deputetin e Kurbinit Gjetan Gjetani.

 

I nervozuar në kulm, me tone të larta Rama kërkoi përjashtimin e menjëhershëm të tij nga grupi i PS.

“Deputeti i Kurbinit duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar i PS. Ka bërë mirë që nuk ka ardhur sot. Një deputet që nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka shantazhuar në shkëmbim të vendeve të punës”, u shpreh Rama.

Menjëherë newsbomb.al kontaktoi me Gjetan Gjetanin i cili hezitoi të japë një përgjigje të plotë nisur edhe nga zhurma e madhe mediatike krijuar në pak minuta.

E megjithatë për newsbomb, Gjetani ka pohuar se e priste këtë vendim të kryeministrit e ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja që ai nuk ka shkuar sot në Asamble për mos t’i dhënë Ramës “mundësinë” t’ia thoshte në sy se ishte i përjashtuar.

“Një reagim të plotë do e bëj në vazhdim. Për momentin nuk di ç’të them. E prisja. Kam marrë informacione që dje nga brenda partisë që do më përjashtonte”, tha Gjetani ekskluzivisht për newsbomb.al.

Kujtojmë se vendimi i Ramës për ta përjashtuar erdhi pas deklaratës së deputetit socialist ditën e djeshme, i cili kritikoi ashpër policinë e shtetit për dy vrasjet në Mamurras. Sipas Gjetani policia është e paaftë.

“Ngjarjet e fundit të ndodhura ne Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke berë që, në Kurbin, të mos ndihemi të sigurtë. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasja e dy të rinjve, tregon që, policia ështe hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon, se në Kurbin, kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë të korruptuar dhe ordinerë. Si deputet i kësaj zone, kam pas ankesa të shumta nga qytetarët të cilat do t’i bëj publike në Parlament. Brenda muajit Shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e Brendshëm, dhe nqs nuk do të marrë masa për pastrimin e Komisariatit të plolicisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në proteste, duke kërkuar mbështetjen e gjithe qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike”, u shpreh ditën e djeshme Gjetani duke marrë sot në “këmbim” përjashtimin nga PS.

Rregulli i Ramës është i qartë: Kush flet, i mbyllet goja, largohet.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027431964874268
array(1) { ["section"]=> string(81) "bomba-rama-e-perjashtoi-live-nga-asambleja-flet-per-newsbomb-deputeti-i-ps-133588" }