Bombaj shokon me deklaratën e tij: Ajsi u trafikua, ka video porno në Youtube

Publikuar tek: aktualitet, më 11:58 01-04-2017 Bombaj shokon me deklaratën e tij: Ajsi u trafikua, ka video porno në Youtube

Leonard Bombaj, i cili akuzohet nga Ajsi Xhaxhaj për përdhunim, i ftuar në emisionin “Oktapod” ka dhënë detaje në lidhje me situatën.

Bombaj ka pohuar se e gjithë kjo është një sajesë e vajzës dhe se pafajësia e tij është e provuar ligjërisht, e ndërsa ka treguar se ka qenë ai që ka bërë denoncimin dhe jo pala e Ajsit.

Leonardi ka treguar se ka marrë edhe kërcënime nga familjarët e saj, duke rrëfyer se i janë futur me pistoletë brenda në shtëpi.

 “Ka qenë një çështje të cilën e kam hapur unë, dhe jo çështje që e kanë hapur të tjerët. Këto janë të gjitha të shkruara në Prokurori me data. Pastaj kanë ngritur pretendime të tjerët.

Ka patur paralelisht me punët e Prokurorisë kërcënime që unë të hiqja dorë, se përndryshe do më bënin mua këtë gjë në media etj. E kisha mbyllur këtë histori.

Nuk është vetëm vajza. Por janë 5 veta bashkë me vajzën të cilët kanë hyrë në shtëpinë time me pistoletë, të provuara nga Prokuroria. Ka video, pamje, dëshmi, kundërdëshmi etj. Në media shpesh kanë dëshirë të hapin orekse të reja, por kjo çështje duhet të mbyllet këtu.

Këta persona janë dënuar me burg, dhe vajza me 2 vjet. Nga gjykata e shkallës së parë të Krimeve të Rënda, dhe nga Gjykata e Apelit. Çdo gjë që bëhet më pas janë gjëra që i nxit dhe media”

Më pas, ai shton se Ajsin e ka përjashtuar nga “Sirea Film” kur ka zbuluar se ajo prostituohej, duke treguar se për këtë ka edhe filmime.

E kisha përjashtuar nga Sirea Film sepse u zbulua se trafikoj gjithandej, të provuara, më lejo të them se ka prova për këtë, pamje, dëshmi”, shprehet Bombaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet me 20 kile drogë në “Don Bosko”, arrestohet 23 vjeçari (EMRI dhe VIDEO)
Shembet ndërtesa 5 katëshe në Vlorë, u përdorën 36 kilogram tritol (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010610103607178
array(1) { ["section"]=> string(81) "bombaj-shokon-me-deklaraten-e-tij-ajsi-u-trafikua-ka-video-porno-ne-youtube-73770" }