Bombardimet e NATO-s, Daçiç: Kosova falenderon Hillary Clinton duke hapur butik me emrin e saj

Publikuar tek: rajon, më 13:42 05-04-2019 Bombardimet e NATO-s, Daçiç: Kosova falenderon Hillary Clinton duke hapur butik me emrin e saj

Kryediplomati serb Ivica Daçiç ka komentuar emrat e të ftuarve kryesorë në Prishtinë për 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Daçiç ka thënë se nuk habitet që në mes tyre është edhe bashkëshortja e presidentit amerikan nga periudha e bombardimeve të RF Jugosllavisë, Hillary Clinton dhe sekretarja e atëhershme e shtetit Madeleine Albright.

Ai ka thënë për gazetën serbe “Novosti” se bëhet fjalë për njerëzit të cilët e kanë udhëhequr “agresionin kundër Serbisë”, i cili ka pasur për qëllim ndarjen “e dhunshme” të Kosovës.

Daçiç është shprehur se mendon se ”me këtë veprim të bartësve të ish administratës amerikane, të cilët janë edhe më tutje në konflikt të hapur me presidentin e tanishëm të SHBA, ata duan t’i tregojë Donald Trumpit se në këtë mënyrë e mbrojnë politikën e aktit të kryer i cili tashmë 20 vjet po pengon arritjen e zgjidhjes së kompromisit me Kosovën”.

Pushteti në Kosovë dy dekadat e fundit po e falënderojnë familjen Clinton në mënyra të ndryshme, kështu përveç që është hapur një butik në Prishtinë me emrin Hillary, në vitin 2009 bashkëshortit të saj ia kanë ngritur një shtatore gjashtë metra të gjatë në qendër të qytetit.

Para kësaj, bulevardi ku gjendet shtatorja, tashmë e kishte marrë emrin e tij.

Pushteti i Kosovës pret që më 12 qershor Clinton dhe Albright të vijnë në shënimin e njëzetvjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s", ka thënë ai.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034904003143311
array(1) { ["section"]=> string(99) "bombardimet-e-nato-s-dacic-kosova-falenderon-hillary-clinton-duke-hapur-butik-me-emrin-e-saj-159287" }