Bombardimet ndaj kurdëve, Trump i shkruan Erdogan: Mos u bëj budalla! Presidenti turk hedh letrën në kosh

Publikuar tek: bota, më 18:15 17-10-2019 Bombardimet ndaj kurdëve, Trump i shkruan Erdogan: Mos u bëj budalla! Presidenti turk hedh letrën në kosh

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e ka hedhur në kosh letrën që homologu amerikan Donald Trump i dërgoi një javë më parë, për tërheqjen e trupave nga kufiri verior i Sirisë.

BBC thotë se sipas burimeve të saj Erdogan nuk e ka marrë parasysh fare letrën dhe e ka hedhur menjëherë në kosh.

“Mos u bëj një djalë i ashpër. Mos u bëj budalla!”, mëshohet të ketë shkruar Trump në letrën dërguar Erdogan në 9 tetor, pasi trupat luftarake amerikane u tërhoqën nga Siria. Presidenti Trump i kërkonte në letrën e tij Erdogan që të mos ndërhynte ushtarakisht në Siri dhe të mos sulmonte forcat e drejtuara nga kurdët atje, por ka marrë vetëm injorimin e Erdogan, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë, zv.presidenti i SHBA Mike Pence ndodhet në Ankara dhe për të bindur Erdogan për një armëpushim të mundshëm.

Por pavarësisht kritikave nga shumë shtete të botës, Erdogan është përgjigjur drejtpërdrejt mbrëmjen e djeshme, duke thënë se Turqia nuk e ka në historinë e saj që të ulet në tryezën e dialogut me terroritë (Forcat kurde). “Turqia në historinë e saj nuk është ulur asnjëherë në një tryezë me ndonjë organizatë terroriste dhe për këtë nuk kërkojmë ndërmjetës. Turqia ka përvojën dhe mendjeprehtësinë që nuk mund të bëhen bisedime me terroristët por edhe nëse bëhet nuk do të ketë kuptim dhe rezultat”, u shpreh Erdogan dje në mbrëmje, siç raportuan mediat vendase.

Sakaq, edhe vendimi i Trump për të tërhequr nga kufiri verior i Sirisë është kritikuar nga shtetet e tjera pasi “la zbuluar” aletatët kurdë me të cilët mposhti Shtetin Islamik dhe i dha “dritën jeshile” Turqisë që t’i bombardonte, raporton newsbomb.al.

Përplasjet mes forcave kurde dhe forcave turke ka ngjallur frikën e një destabilizimi të mundshëm të Sirisë veriore, çka mund të çojë në riaktivizimin e grupit ISIS.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025748014450073
array(1) { ["section"]=> string(109) "bombardimet-ndaj-kurdeve-trump-i-shkruan-erdogan-mos-u-bej-budalla-presidenti-turk-hedh-letren-ne-kosh-182483" }