Bombardimi i rafinerive të naftës, Arabia SAUDITE gati të nxjerrë ‘provat’ që fajësojnë Iranin

Publikuar tek: bota, më 10:24 18-09-2019 Bombardimi i rafinerive të naftës, Arabia SAUDITE gati të nxjerrë ‘provat’ që fajësojnë Iranin Bombardimi i rafinerive të naftës të Arabisë Saudite

Arabia Saudite deklaroi se do të paraqesë ‘’prova materiale’’ për të akuzuar Iranin për bombardimin e rafinerive të naftës në 14 shtator.

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite deklaroi se në orën 14:30 të ditës së sotme do të dalë në konferencë për shtyp për të nxjerrë provat materiale që fajësojnë Iranin.

Bombardimi i disa rafinerive të naftës së Arabisë Saudite u mor përsipër nga grupi rebel Huthi në Jemen, por SHBA-ja dhe aleati i tij Arabia Saudite pretendojnë se pas këtij sulmi qëndron Irani. Kjo ngjarje solli dhe rritjen e çmimit të naftës në tregun botëror. SHBA-ja dhe Irani kërcënuan njëri-tjetrin se do të futen në luftë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026100158691406
array(1) { ["section"]=> string(98) "bombardimi-i-rafinerive-te-naftes-arabia-saudite-gati-te-nxjerre-provat-qe-fajesojne-iranin-178852" }