Bombardimi i rafinerive të naftës në Arabinë Saudite, Irani kërcënon SHBA-në: Jemi gati për luftë totale

Publikuar tek: bota, më 13:15 15-09-2019 Bombardimi i rafinerive të naftës në Arabinë Saudite, Irani kërcënon SHBA-në: Jemi gati për luftë totale Rafineritë e shkatërruara të naftës të Arabisë Saudite

Irani i kundërpërgjigjet SHBA-së se është gati të përfshihet në luftë me të.

Deklarata e ashpër e shtetit iranian erdhi pas akuzave të SHBA-së se bombardimet e rafinerive kryesore të naftës të Arabisë Saudite u organizuan nga Republika Islamike e Iranit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Abbas Mousavi u shpreh se ‘’Uashingtoni po përdor strategjinë e ‘presionit maksimal’ ndaj Iranit, por për shkak të dështimeve të tij, SHBA-ja po bazohet në gënjeshtra’’.

Njëri prej komandatëve Gardës Revolucionare të Iranit, Amirali Hajizadeh kërcënoi SHBA-në se ‘’Irani është gjithmonë gati për luftë totale dhe se bazat amerikane të stacionuara 2 mijë km larg Iranit janë nën shënjestrën e raketave iraniane’’.

Bombardimet e rafinerive kryesore të naftës në Arabinë Saudite shkatërruan gjysmën e prodhimit të naftës së monarkisë saudite. Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump dha mbështetjen për aleatin e tij Arabinë Saudite.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.091063976287842
array(1) { ["section"]=> string(109) "bombardimi-i-rafinerive-te-naftes-ne-arabine-saudite-irani-kercenon-shba-ne-jemi-gati-per-lufte-totale-178514" }