Bombardimi i rafinerive të naftës në Arabinë Saudite, ndryshime drastike në ekonominë e vendit dhe botës

Publikuar tek: bota, më 15:19 15-09-2019 Bombardimi i rafinerive të naftës në Arabinë Saudite, ndryshime drastike në ekonominë e vendit dhe botës Pamje nga djegia e rafinerive të naftës në Arabinë Saudite

Bombardimi i rafinerive të naftës në Arabinë Saudite pritet të sjellë pasoja të mëdha në prodhimin dhe furnizimin e naftës.

Fillimisht, pritet të ketë një rritje të shpejtë të çmimit të naftës.

Autoritetet arabe shtojnë se do të reduktohet me 50% prodhimi ditor i naftës nga 5.7 milionë fuçi në 2.85 milionë. Jo vetëm kaq, por kjo do të sjellë reduktim të prodhimit dhe furnizimit të nënprodukteve të naftës; pritet të përgjysmohet prodhimi i etanit dhe gazrave të lëngshëm.

Grupi rebel Huthi, që lufton në Jemen kundër Arabisë Saudite mori përsipër autorësinë e goditjeve me raketa të rafinerive të naftës. Por, SHBA-ja akuzon se prapa këtij skenari qëndron Irani, aleat dhe mbështetës i fuqishëm i grupimit Huthi në luftën civile të Jemenit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26540899276733
array(1) { ["section"]=> string(110) "bombardimi-i-rafinerive-te-naftes-ne-arabine-saudite-ndryshime-drastike-ne-ekonomine-e-vendit-dhe-botes-178527" }