‘BOMBË ME SAHAT’, gjyqtari amerikan dënon me 22 vite burg SHQIPTARIN 26 vjeçar, pranoi se ndihmonte ISIS (HISTORIA)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:22 08-12-2019 ‘BOMBË ME SAHAT’, gjyqtari amerikan dënon me 22 vite burg SHQIPTARIN 26 vjeçar, pranoi se ndihmonte ISIS (HISTORIA) Sajmir Alimehmeti

I lindur në Shqipëri, me nënshtetësi amerikane, që nga dita e djeshme Sajmir Alimehmeti, 26 vjecar, do të vuajë dënimin me 22 vite burg. Ai pranoi akuzën për Terrorizëm, shkruajnë mediat amerikane.

Në shkurtin e vitit të kaluar pranoi përpara gjyqtarëve federal në Bronx se kishte dhuruar ndihma material për shtetin islamik të Sirisë dhe Irakut.

Ai kishte gjetur punë në Nju Jork si ndihmës hidraulik dhe përgatitej të punonte në një zyrë funerale.

Në maj 2016 u arrestua nga njësia antiterrorizëm në Bronx dhe u padit për ndihmë material ndaj ISIS. Ai koleksiononte thika të ndryshme luftimi që mund të përdoreshin për sulme terroriste. Ishte përpjekur edhe vetë të udhëtonte drejt Lindjes së Mesme për tu bërë anëtar i ISIS por ishte penguar dy herë nga autoritetet britanike.

Gjatë kontrollit në banesë u gjetën një flamur i ISIS-it, video të grupit terrorist e materiale propagandistike.

Edhe në burg, pas arrestimit, Alimehmeti duket se ka vijuar punën e tij për ISIS-in duke përhapur propagandën e ISIS-it mes të burgosurve, në bashkëpunim me të dënuarin për vënien e një bombe në lagjen Chelsea, Ahmad Khan Rahimi.

Gjykatësi i Distriktit, Paul A. Engelmayer, i cili i shqiptoi dënimin me burg, ditën e premte, e quajti shqiptarin “një bombë me sahat”.

191206-sajmir-alimeheti2.jpg

Sajmir Alimehmeti

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017319917678833
array(1) { ["section"]=> string(116) "bombe-me-sahat-gjyqtari-amerikan-denon-me-22-vite-burg-shqiptarin-26-vjecar-pranoi-se-ndihmonte-isis-historia-188755" }