Bonusi i Bebeve, Rama publikon VIDEON:  Dëshmi të prindërve përfitues

Publikuar tek: aktualitet, më 08:13 15-01-2019 Bonusi i Bebeve, Rama publikon VIDEON:  Dëshmi të prindërve përfitues

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me dëshmi të prindërve përfitues të bonusit të bebeve.

Në videon e publikuar nga Rama, shumë prindër shprehen të kënaqur për bonusin që kanë përfituar pasi sipas tyre është një ndihmë për fëmijët.

Gjithashtu regjistrimi dhe marrja e cekut në maternitet është një lehtësi e madhe për prindërit.

Nga 1 janari i këtij viti  nisi të zbatohet politika e re sociale e Qeverisë që mbështet familjet e reja, me pagesën universal të Bonusit të Bebes, e cila jepet për çdo familje.

Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë;
Për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë;
Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë;
Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë;
Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria me numrin më të madh të farmacistëve në Europë (SHIFRAT)
Atentati në Vlorë, 41-vjeçari në gjendje të rëndë, niset me urgjencë drejt Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.012747049331665
array(1) { ["section"]=> string(73) "bonusi-i-bebeve-rama-publikon-videon-deshmi-te-prinderve-perfitues-148831" }