“Boom” italianësh të infektuar me koronavirus pas pushimeve në Kroaci

Publikuar tek: bota, më 18:02 12-08-2020 “Boom” italianësh të infektuar me koronavirus pas pushimeve në Kroaci

Dhjetra të infektuar me koronavirus mes një grupi prej 150 të rinjsh që kaluan pushimet në Kroaci.

Grupi i të rinjve italianë, kryesisht studentë, kaluan pushimet në ishullin Pag të Kroacisë nga data 25 qershor deri në 1 gusht por gjatë kthimit, një numër i madh i tyre kanë rezultuar pozitivë

Tre të rinj janë nga Lodi dhe shtatë të tjerë nga Breshia, ata kanë shfaqur simptomat e Covid-19, ndërsa mediat italiane raportojnë se mes grupit të pushuesve ka edhe asimptomatikë.

Ndërkohë shumë italianë nga një grup tjetër që kishte prenotuar pushimet gjatë muajit gusht po në Kroaci, kanë nisur tashmë t’i anulojnë, raporton newsbomb.al.

Organizatori i udhëtimeve që ka dërguar italianë në Kroaci dhe Greqi tha për mediat se i kishin respektuar të gjitha masat e vendosura nga qeveria, si para, gjatë qëndrimit dhe në kthim.

“Të gjithëve iu është kërkuar rezultati negativ para nisjes. U është matur temperatura, dhe kanë mbajtur maskë gjatë udhëtimit. Por secili është përgjegjës për shëndetin e tij. Unë nuk mund t’i kontrolloj dhe detyroj pushuesit se çfarë duhet të bëjnë pasi arrijnë në destinacion,” tha menaxheri italian i kompanisë turistike. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01005482673645
array(1) { ["section"]=> string(74) "boom-italianesh-te-infektuar-me-koronavirus-pas-pushimeve-ne-kroaci-216927" }