Banorët e fshatit Gjonovec në Bulqizë janë bllokuar nga rreshjet e dendura të dëborës. Ata kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet për zgjidhjen e situatës tepër problematike.
Banorët shprehen se nuk kanë më rezerva ushqimore si dhe kanë persona të sëmurë në familjet e tyre. Prej tre javësh ata kanë apeluar për ndihmë pasi e kanë të pamundur të lëvizin nga izolimi.