Bora dhe ngrica mbulon Dibrën, policia informacion për rrugët që duhen kaluar vetëm me zinxhirë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:33 04-01-2018 Bora dhe ngrica mbulon Dibrën, policia informacion për rrugët që duhen kaluar vetëm me zinxhirë (FOTO)

Si pasojë e rreshjeve të dëborës të rëna gjatë orëve të natës në Qarkun e Dibrës në disa akse rrugore rurale ka prezencë të borës dhe akullit.

Sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet më poshtë ju sjellim akset rrugore që duhet kaluar vetëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Lurë-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Kala e Dodës-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor rural Ostren-Trebisht, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor i fshatit Tërnovë, njësia Zerqan, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor rural i Krastës që lidh fshatrat Val, Peshk, Lenë, Thekra, është i kalueshmëm me zinxhirë.

Aksi rrugor nacional Peshkopi-Bulqizë-Klos-Burrel, është i kalueshëm pa probleme.

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar grupet e shërbimit në akset rrugore, për të drejtuar e menaxhuar qarkullimin rrugor si dhe për t'ju ardhur në ndihmë gjithë përdoruesve të rrugës që kanë nevojë për ndihmën e policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon të evitohen lëvizjet e pa nevojshme, dhe të tregohet kujdes nga çdo drejtues automjeti në drejtimin e mjetit si dhe për çdo problem apo thirrje për ndihmë të telefonojnë falas në nr 129.

26168208_1593547407357521_729409216166326085_n.jpg

26229588_1593547444024184_5191115454280303527_n.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OSHEE ndërpret sot energjinë elektrike në Tiranë, ja zona dhe orari
Shkrumbohet makina e të riut në Lezhë, policia zbulon shkakun »
Article Logic
Execution time: 0.011394023895264
array(1) { ["section"]=> string(106) "bora-dhe-ngrica-mbulon-dibren-policia-informacion-per-rruget-qe-duhen-kaluar-vetem-me-zinxhire-foto-105371" }