Borë në Durrës, i riu sfidon acarin e dimrit. Hidhet në det dhe kap kryqin

Publikuar tek: foto-e-dites, më 10:46 07-01-2017 Borë në Durrës, i riu sfidon acarin e dimrit. Hidhet në det dhe kap kryqin

Enkel Siani, 19 vjeç, student nga Durrësi, ka sfiduar temperaturat e ftohta të këtij fillim janari duke u hedhur në ujrat e Adriatikut dhe ka kapur kryqin e hedhur në ujë. 

Dita e Ujit të Bekuar ka mbledhur qindra e mijëra besimtarë të krishterë, të cilët kanë përjetuar çastet emocionuese të hedhjes së kryqit në ujë. Të shumtë kanë qenë besimtarët ortodoksë që kanë falur meshën e mëngjesit në kishën Shën Pavli e Shën Asti në Durrës e më pas kanë mbushur ujin e bekuar i cili do të qëndrojë për një vit në shtëpitë e tyre. Pas kësaj, besimtarët u nisën me kryqin në dorë për në portin e Durrësit ku kryhet edhe hedhja simbolike e kryqit. 

Ceremonia u krye në breg të kalatës nr. 5 ku ujërat janë të thella, ndërsa temperatura e ujit regjistronte  2 gradë celcius.

 Pesë persona janë hedhur në ujin e detit për të pritur hedhjen e kryqit nga mitropoliti i Shën Vlashit hijësi Nikolla, raporton Durrëslajm.com. 
 
Dita e gjashtë e janarit, që simbolizon ditën e shenjtë të “Ujit të bekuar” përcillet çdo vit në qytetin e Durrësit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët ortodoksë.
E kremtja e Pagëzimit të Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, për besimtarët durrsakë është një prej kremteve më të mëdha të kishës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12691903114319
array(1) { ["section"]=> string(78) "bore-ne-durres-i-riu-sfidon-acarin-e-dimrit-hidhet-ne-det-dhe-kap-kryqin-64832" }