Dy borëpastruese, të cilat duhet të hapnin rrugën Bulqizë- Peshkopi, u rrëzuan në kanal më 6 janar, duke bllokuar të gjithë aksin.
Kamera e Fiks Fare ndoqi nga afër operacionin e shpëtimit të këtyre borëpastrueseve. Në këtë rrugë qëndronin tre mjete të tilla, të cilat ishin në mes të makinave. Ekipi i Fiksit shkoi në njërën prej borëpastrueseve, ku brenda saj ishte shoferi. Gazetarja e pyet se përse nuk po ecën dhe nuk pastron rrugën.
Në fillim thotë se e kanë bllokuar makinat, ndërsa më vonë pranon se ka rënë në kanal. Gazetarja shkon tek borëpastruesja tjetër, duke pyetur shoferin nëse mund të punohet në mes të makinave. "No coment", u thotë. Ndërkohë, pas çaste më vonë, borëpastruesja e tretë rrëzohet në kanal. Të dyja borëpastrueset që ranë në kanal ishin pa zinxhirë.