Boris Johnson bën të njejtën deklaratë si Manastirliu, këshilltari i Ramës thumbon Bashën: Luli paska me kë të merret nesër...

Publikuar tek: politike, më 22:58 31-10-2020 Boris Johnson bën të njejtën deklaratë si Manastirliu, këshilltari i Ramës thumbon Bashën: Luli paska me kë të merret nesër... Johnson - Manastirliu - Basha - Fuga

Kryeministri i Britanisë së Madhe doli sot në konferencë për mediat ku dhe prezantoi masat shtesë të marra nga qeveria, si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus.

Është rikthyer karantina, të pasktën deri në 2 dhjetor. Masat e reja kufizuese do të fillojnë nga dita e enjte, ndërsa të hapura do të mbeten shkollat, ndryshe nga masat që u morën në fillim të pandemisë.

Ndërkohë qeveria britanike po diskuton edhe për mbylljen e kufijve, në mënyrë që të parandalohet futja e personave të infektuar nga vendet e tjera.

Gjatë fjalës së tij, Boris Johnson bëri një deklaratë, e cila ngjason tërësisht me deklaratën e ministres sonë të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Doktorët dhe infermierët do jenë të detyruar të zgjedhin kush pacientë do trajtohen, kush do marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të mund të jetojë dhe kush do vdesë”, tha sot Johnson, raporton BBC.

Ndërkohë nuk ka munguar reagimi nga këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga, i cili shkruan në Twitter: Luli paska me ke te merret nesër...

Screenshot_21.jpg

Ky thumbim vjen pas deklaratave të shumta sulmuese të bëra nga opozita në drejtim të Manastirliut dhe vetë qeverisë, kur ministrja bëri deklaratën e bujshme.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma poston videon me premtimet e pambajtura nga Rama: Mbajtja e fjalës është gjithçka në politikë, ai do ikë dhe do mbajë përgjegjësi
»
Article Logic
Execution time: 0.011262178421021
array(1) { ["section"]=> string(128) "boris-johnson-ben-te-njejten-deklarate-si-manastirliu-keshilltari-i-rames-thumbon-bashen-luli-paska-me-ke-te-merret-neser-225971" }