Boris Johnson i prerë: Shkollat duhet të rihapen në shtator

Publikuar tek: bota, më 07:49 10-08-2020 Boris Johnson i prerë: Shkollat duhet të rihapen në shtator Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, të dielën ka deklaruar i prerë se pavarësisht se pandemia nuk ka mbaruar, shkollat në Angli duhet të rihapen në muajin shtator.

“Megjithëse pandemia nuk ka mbaruar, besojmë se mund të rikthejmë në mënyrë të sigurt fëmijët në shkollë”, u shpreh Johnson.

Më tej, Johnson qartazi ka deklaruar se shkollat duhet të jenë sektori i fundit që i nënshtrohet ndonjë bllokimi në të ardhmen.

Kujtojmë se Johnson, ka njoftuar se lirimi i masave kufizuese prej Covid, që më herët ishte vendosur të fillojë më 1 gusht, do të shtyhet për të paktën dy javë pasi niveli i transmetimit të koronavirusit po rritet në të gjithë vendin.

“Në çdo pikë kam thënë se plani ynë për të rihapur shoqërinë dhe ekonominë është i kushtëzuar, mbështetet në përparimin e vazhdueshëm kundër virusit. Tani duhet të shtypin atë pedale të frenave për të mbajtur nën kontroll virusin”, tha Johnson.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099301338195801
array(1) { ["section"]=> string(65) "boris-johnson-i-prere-shkollat-duhet-te-rihapen-ne-shtator-216641" }