Boris JOHNSON i sfidon të gjithë, nuk pranon të dorëhiqet nëse realizon Brexit-in pa marrëveshje me BE-në

Publikuar tek: bota, më 16:49 29-09-2019 Boris JOHNSON i sfidon të gjithë, nuk pranon të dorëhiqet nëse realizon Brexit-in pa marrëveshje me BE-në Kryeministri i Anglisë Boris Johnson

Kryeministri anglez Boris Johnson bëri me dije se nuk do të dorëhiqet edhe nëse Britania e Madhe me BE-në nuk ia dalin të firmosin një marrëveshje për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Kreu i qeverisë britanike, i cili po përballet me një presion të madh politik të brendshëm theksoi në Konferencën Vjetore të Partisë Konservatore në Mançester se edhe nuk arrihet marrëveshje në Samitin e BE-së në 17-18 tetor, Britania e Madhe do të dalë pa pengesa nga organizata e tregut të përbashkët europian.

‘’Njerëzit mund ta ndiejnë se ky vend po i afrohet një momenti të rëndësishëm vendimarrjeje dhe duhet t’ia dalim dhe të realizojmë Brexit-in në 31 tetor. Unë do ta çoj këtë mision deri në fund’’, u shpreh për BBC-në kryeministri Johnson.

Ndërkohë, Partia Konservatore po përgatitet për të hyrë në zgjedhje të brendshme në fund të vitit dhe realizimi i daljes nga BE-je do t’i jepte kredibilitet të madh politik Konservatorëve në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011330842971802
array(1) { ["section"]=> string(111) "boris-johnson-i-sfidon-te-gjithe-nuk-pranon-te-dorehiqet-nese-realizon-brexit-in-pa-marreveshje-me-be-ne-180209" }