Boris Johnson në spital, reagon Meta: Shërim të shpejtë, solidaritet në këto ditë të vështira për të

Publikuar tek: politike, më 23:09 05-04-2020 Boris Johnson në spital, reagon Meta: Shërim të shpejtë, solidaritet në këto ditë të vështira për të

Presidenti Ilir Meta, përmes një mesazhi në rrjetet sociale i uron shërim të shpejtë kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili u shtrua sot në spital për shkak të simptomave nga koronavirusi.

“Shpresoj që Kryeministri Johnson të kthehet së shpejti me energji të reja në krye të angazhimeve të Tij tepër të rëndësishme”, shkruan ndër të tjera Meta.

Një zëdhënëse e Johnson tha sot se kryeministri britanik u shtrua në spital me këshillë të mjekëve, pasi prej 10 ditësh që rezultoi me koronavirus, shfaqi simptoma të vazhdueshme, përfshi edhe temperaturë të lartë.

Reagimi i plotë i Metës:

Me shqetësim po ndjek gjendjen aktuale shëndetësore të z.Boris Johnson, Kryeministrit të Britanisë së Madhe, këtij vendi mik e partner shumë të rëndësishëm të Shqipërisë.

Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time gjatë këtyre ditëve të vështira për të dhe familjen e Tij!

Shpresoj që Kryeministri Johnson të kthehet së shpejti me energji të reja në krye të angazhimeve të Tij tepër të rëndësishme, në dobi edhe të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086748600006104
array(1) { ["section"]=> string(104) "boris-johnson-ne-spital-reagon-meta-sherim-te-shpejte-solidaritet-ne-keto-dite-te-veshtira-per-te-201503" }