‘Boris Johnson në terapi intensive’, nga Ivanka Trump e Macron tek Hashim Thaçi, ja reagimi i disa figurave botërore

Publikuar tek: bota, më 22:23 06-04-2020 ‘Boris Johnson në terapi intensive’, nga Ivanka Trump e Macron tek Hashim Thaçi, ja reagimi i disa figurave botërore

Sot në mbrëmje u njoftua nga mediat botërore se lideri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është dërguar në terapi intensive, pasi shëndeti i tij është përkeqësuar si pasojë e infektimit me koronavirus.

Johnson prej më shumë se 10 ditësh ka qenë me simptoma të vazhdueshme, kryesisht temperaturë te lartë.

Ndërkohë, kur nuk dihen më shumë detaje nga gjendja e tij shëndetësore, ka ardhur reagimi i disa figurave botërore, të cilët i kanë uruar kryeministrit të Britanisë shërim të shpejtë.

Theresa May

Mendimet dhe lutjet e mia janë me Boris Johnson dhe familjen e tij ndërkohë që ai vazhdon trajtimin në spital. Ky virus i tmerrshëm nuk bën diferencime. Çdokush mund të infektohet. Çdokush mund ta përhapë. Ju lutem qendroni në shtëpi.

92031575_210801330248053_4223836951041540096_n.jpg

David Cameroon

Mendimet e mia janë me Boris Johnson dhe familjen e tij këtë mbrëmje. Shërim të shpejtë. Je në duar të sigurta dhe të gjithë dëshirojmë që të jesh i sigurt, mirë dhe të kthehesh në shtëpi.

12.jpg

Emmanuel Macron

E gjithë mbështetja ime shkon për Boris Johnson, familjen e tij dhe popullin britanik në këtë kohë të vështirë. Uroj që ai ta kapërcejë shpejt këtë sprovë.

Ivanka trump

Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për Boris Johnson dhe familjen e tij. Me krahë të lehta zoti Kryeministër

13.jpg

Hashim Thaçi

I uroj kryeministrit Boris Johnson rikuperim të lehtë dhe kthim të shpejtë mes të dashurve. Uroj që të vazhdojë t’i shërbejë vendit dhe botës. Mendimet e mia janë me të dhe familjen e tij.

14.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011384010314941
array(1) { ["section"]=> string(119) "boris-johnson-ne-terapi-intensive-nga-ivanka-trump-e-macron-tek-hashim-thaci-ja-reagimi-i-disa-figurave-boterore-201649" }