Boris Johnson tregohet i prerë me Putin: Nuk ua falim masakrën e Salisburyt

Publikuar tek: bota, më 13:38 20-01-2020 Boris Johnson tregohet i prerë me Putin: Nuk ua falim masakrën e Salisburyt Boris Johnson dhe Vladimir Putin

Mbretëria e Bashkuar nuk e ka falur Rusinë për sulmin e helmimit në Salisbury, ku mbetën të plagosur në gjendje të rëndë dy persona nga helmimi me "Novichok", një gaz nervor që sjell bllokimin e trurit.

 Dhjetëra diplomatë rusë u dëbuan nga Britania pas sulmit dhe marrëdhëniet me Rusinë nuk kanë qenë të mira.

"Marrëdhëniet me Moskën nuk do të kthehen në normalitet derisa Kremlini të ndalojë destabilizimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të ndalojë sulmet ndaj qytetarëve të saj", i tha kryeministri britanik presidentit të Rusisë në Konferencën e Berlinit për Libinë.

" Sulmi ndaj Sergei dhe Yulia Skripal ishte "një përdorim i pamatur i armëve kimike dhe një përpjekje e pacipë për të vrarë njerëz të pafajshëm në tokën e MB", tha një zëdhënës i ministrisë.

 "Kryeministri tha se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve tona dypalëshe derisa Rusia të përfundojë aktivitetin destabilizues që kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët tanë dhe minon sigurinë e qytetarëve tanë dhe sigurinë tonë kolektive", u shpreh ai.

Rusia gjithmonë ka mohuar të qëndrojë prapa sulmit, por policia e Britanisë së Madhe identifikoi dy shtetas rus, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov që ishin në atë kohë në qytetin Wiltshire të cilët akuzohen për sulmin më "Novichok".



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020394086837769
array(1) { ["section"]=> string(81) "boris-johnson-tregohet-i-prere-me-putin-nuk-ua-falim-masakren-e-salisburyt-192603" }