Boris Johnson vizitë në Moskë, “Foreign Office” paralajmëron: Nuk është kthim në normalitet

Publikuar tek: bota, më 17:54 04-03-2017 Boris Johnson vizitë në Moskë, “Foreign Office” paralajmëron: Nuk është kthim në normalitet

Shefi britanik i diplomacisë, Boris Johnson, do të shkojë në Rusi në javët në vijimë për të takuar homologun e tij Sergey Lavrov, njoftoi sot Ministria britanike e Punëve të Jashtme.

“Ministri pranoi një ftesë të ministrit rus të Punëve të Jashtme Serguei Lavrov për të vajtur për vizitë në Moskë në javët në vijim”, thuhet në komunikatën e “Foreign Office”.

“Kjo nuk është një kthim në normalitet dhe ministri do të vazhdojë të tregohet i prerë mbi çështjet në të cilat kemi divergjenca me Rusinë”, theksoht në këtë komunikatë duke saktësuar se Siria dhe Ukraina figurojnë në menunë e bisedimeve.

Kjo është vizita e parë e një ministri britanik në Moskë që prej pesë vitesh, Londra ka qenë një nga mbrojtësit më të zjarrtë të sanksioneve perëndimore kundër Moskës për rolin e saj në krizën ukrainase.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014045000076294
array(1) { ["section"]=> string(93) "boris-johnson-vizite-ne-moske-foreign-office-paralajmeron-nuk-eshte-kthim-ne-normalitet-70765" }