Borsch bën shpikjen e madhe: APARATURA zbulon KORONAVIRUSIN për 40 MINUTA

Publikuar tek: bota, më 20:49 28-09-2020 Borsch bën shpikjen e madhe: APARATURA zbulon KORONAVIRUSIN për 40 MINUTA Pajisja gjurmuese e Koronavirusit

Pritja e gjatë për të marrë përgjigjen e testit të Covid-19 ka shtyrë superfuqinë industriale gjermane “Borsch” që të krijojë një pajisje që premton rezultatin e provës brenda 39 minutash.


Testi funksionon në bazë të të ashtuquajturit reaksion zinxhir polimerazë (PCR), i cili aktualisht është standardi i artë për procedurat e provës së koronës. Ajo u zhvillua bashkërisht nga filiali Bosch Bosch Healthcare Solutions dhe kompania gjermane e bioteknologjisë R-Biopharm. 

Sipas kompanisë gjermane, ndjeshmëria e aparaturës testuese është 98%, ndërkohë që saktësia mbetet në nivelet më të larta. Pajisja ka dalë tashmë në treg, pasi Bosch ka marrë miratim nga rregullatorët evropianë për provën e shpejtë të koronës. Për të dalë në përfundime të sakta, pajisja u testua për 6 javë më rrallë. 

Aktualisht, pajisja arrin të jap përgjigjen për vetëm një test, por nga tetori parashikohet që numri i testeve PCR të rritet të paktën deri në pesë prova njëkohësisht. Sipas testeve aktuale, secila pajisje mund të trajtojë 160 në ditë. Kjo shifër do të rritet hap pas hapi, pasi kompania premton se do të bëj më shumë se 1 milion teste deri në fundin e vitit 2020.

Në Hollandë ekziston një aparaturë që nxjerr përgjigje për vetëm 15 minutash, gjithsesi është i disponueshëm vetëm për kujdesin shëndetësor në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01145601272583
array(1) { ["section"]=> string(79) "borsch-ben-shpikjen-e-madhe-aparatura-zbulon-koronavirusin-per-40-minuta-222010" }